Flash News

KRYESORE

Athinë/ Goditet banda e drogës e kryesuar nga shqiptarët, në 3 muaj fituan 100 mijë euro

Athinë/ Goditet banda e drogës e kryesuar nga shqiptarët, në

Tetë shqiptarë dhe dy grekë, të moshave nga 18 në 26 vjeç, janë arrestuar në Athinë pas një operacioni të përqëndruar të policisë greke për të zbuluar trafikun e drogës në gjimnazet dhe universitetet greke.

Ata ishin pjesë e një grupi të gjerë kriminal, që tregtonte kanabis në zonat e Zografou, Kessariani, Vyronas dhe Paggrati.

Është zbuluar se organizata kriminale shiti rreth 12.5 kg kanabis gjatë tre muajve të fundit dhe fitoi mbi 100.000 euro, teksa çdo gram e shiste nga 5 deri në 8 euro.

Dy prej shqiptarëve të arrestuar raportohet se luanin një rol drejtues në trafikun e drogës, pasi ata e importonin kanabisin nga Shqipëria dhe e magazinonin përkohësisht nëpër shtëpitë e tyre.  

Pjestarët e tjerë të grupit e shpërndanin drogën te përdoruesit nëpër shkolla dhe universitete.

Keqbërësit përdornin celularë me numra të paidentifikuar për komunikimin mes tyre dhe dhe vetura të paregjistruara.

Policët grekë mësynë në shtëpitë e kriminelëve të arrestuar dhe sekuestruan 1,500 gramë kanabis të papërpunuar, 8,000 euro, një pistoletë, bombula gazi dhe 12 celularë, si dhe 3 vetura dhe një motor.

Policia ka shpallur në kërkim dy shqiptarë të tjerë si bashkëpunëtorë, ndërsa të arrestuarit po hetohen nga një prokuror lokal.

Të fundit