Flash News

KRYESORE

Atmosferë kampionësh në Politiko.al, nga sot hapësirë të veçantë për botërorin ‘Rusi 2018’

Mes atmosferës dhe fishekzjarrëve shumëngjyrëshe, nis sot në Rusi kampionati botëror i futbollit ‘Rusi 2018’. Është eventi që pa dyshim do të tërheqë vëmendjen e miliona ndjekësve dhe tifozëve të “çmendur”, të cilët do të ndjekin me shumë kuriozitet skuadrat e tyre të zemrës.

Njëkohësisht, edhe media do të jetë totalisht e përqendruar në zhvillimet nga bota e futbollit. Portali politiko.al i ka dhënë një hapësirë të veçantë këtij eventi ndërkombëtar.

Në ballinë të faqes sonë është shtuar një kategori e re lajmesh dhe informacionesh, titulluar “Botërori Rusi 2018”.

Duke nisur nga dita e sotme e deri në ditën e fundit të kampionatit, në këtë kategori do të mund të gjeni jo vetëm informacionet më të fundit në kohë reale lidhur me rezultatet e ndeshjeve, por edhe gjithçka tjetër përtej kornizës së lojës si showbizz, jetën e lojtarëve, tifozerinë e “çmendur” apo momentet pikante gjatë ndeshjeve.

Informohuni në faqen tonë, shpejt dhe saktë!

Të fundit