Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Ato shitje që bënë, ku i çuan lekët?” Punonjësit e ‘Stream Oil’ nuk marrin paratë e tyre
Që prej vitit 2007, kompania e dytë më e madhe e prodhimit të naftës në vend pas Bankers Petroleum, Stream Oil, është kthyer në një nga problematikët kryesorë të sektorit.
Marrëveshjet e dyshimta të kompanisë kanë qenë një nga argumentat e opozitës socialiste kundër qeverisë në vitin 2010. Asokohe, opozita pretendonte se procedurat kishin qenë absolutisht jashtë çdo standardi ndërkombëtar dhe se kishte një konflikt interesi që përfshinte deputeten demokrate Albana Vokshi. Akuzat u mohuan si nga ana e deputetes ashtu edhe nga ana e përfaqësuesve të kompanisë, madje këta të fundit shkuan deri aty sa kërcënuan me padi për shpifje.
Në shtator të vitit, Stream Oil u shit për 41 milionë dollarë tek Transatlantic Petroleum. Një tjetër kompani me pronarë të panjohur si rrjedhim edhe i faktit që kompania ishte e regjistruar në ishujt Bermude, një zonë e parajsës fiskale.
Në vitin 2016, dy vite pas ndërrimit të pronësisë, u bënë publike vështirësitë serioze financiare me të cilat përballej tashmë Transatlantic Petroleum. Këtu përfshihen një hua prej 2.3 milionë dollarë ndaj bankës “Raiffeisen”, 29.2 milionë dollarë detyrime të kompanisë, që përbëhen nga 23.1 milionë dollarë llogari të pagueshme dhe 6.1 milionë dollarë borxh si dhe detyrime prej 34 milionë dollarësh ndaj Albpetrol. Për shkak të kësaj gjendjeje të vështirë financiare, qeveria Rama në vitin 2016 ndërmorri si një nga hapat e parë, prishjen e marrëveshjes me Stream Oil.
Historia e dyshimtë vijoi me tentativat e “Transatlantik Petroleum Ltd” për t’ia shitur degën e Shqipërisë “GBC Oil Company Ltd”, një tjetër kompanie turke. Teksa synohej te kryhej transaksioni në prill të vitit 2016, një muaj më vonë, 80 punonjës të kompanisë dolën në protestë.
Sipas tyre, prej tetë muajsh kompania nuk kishte shlyer pagat, por nuk kishte respektuar gjithashtu dhe kontratën individuale dhe kolektive. 80 operatorët e pranishëm në protestë kërkuan komunikim me administratorët e koncesionares, por nuk arritën të merrnin asnjë përgjigje. Protesta u përsërit sërish në muajin qershor, edhe këtë herë pa asnjë rezultat. Më shumë se një vit pas saj, nga komunikimet me disa nga banorët e Drenovës, APPA zbulon se shqetësimet vazhdojnë të jenë të njëjta.
Për pasojë, u kontaktuan përfaqësues të Albpetrol, si kompania që po mbikëqyr aktualisht kontratën koncesionare. Si reagim ndaj pyetjeve të APPA-s, Albpetrol midis të tjerave sqaron se: “Për shkak të shkeljeve të shumta thelbësore të Marrëveshjes Hidrokarbure nga ana e shoqërisë Trans Atlantic Albania, keqadministrimit të vendburimit, borxheve të krijuara kundrejt Albpetrol sh.a, dëmeve mjedisore etj, është prishur Marrëveshja Hidrokarbure dhe Ministria e Energjisë ka autorizuar shoqërinë Abpetrol sh.a. të vazhdojë operacionet hidrokarbure në këtë vendburim.
Ndërsa përsa i përket mënyrës sesi janë trajtuar shqetësimet e banorëve, në reagimin zyrtar shkruhet se kjo është një marrëdhënie private mes palëve punëdhënës-punëmarrës dhe Albpetrol sh.a nuk ka asnjë kompetencë për të ndërhyrë, duke mohuar probleme midis kompanisë dhe punonjësve: “Që nga koha kur Albpetrol ka rimarrë vendburimin situata me punonjësit ka qenë shumë normale. Punonjësit që kanë zgjedhur të qëndrojnë në punë janë paguar rregullisht pa asnjë vonesë si dhe kanë marrë të gjitha përfitimet e tjera që i takojnë sipas ligjit. Këta punonjës trajtohen si të gjithë punonjësit e tjerë të shoqërisë Albpetrol sh.a.”
Së fundmi, përfaqësues të kompanisë sqarojnë situatën në lidhje me detyrimet financiare të Transatlantic, të cilat kapnin shifrën e 35 milionë dollarëve.
“Mbledhja e detyrimeve po ndiqet në rrugë ligjore brenda vendit në organet gjyqësore dhe me ndihmën e shoqërive përmbarimore. Ndërkohë jashtë vendit është duke u ndjekur nga Avokatura e Shtetit në një proces arbitrazhi”: thuhet në përgjigjen zyrtare.
Edhe pse nën mbikqyrjen e Albpetrol, duket sikur historia e zymtë e Stream Oil merr drejtimin e duhur, ky është në fakt treguesi i mënyrës sesi sektori industrial, si pasojë e mungesës së transparencës dhe aftësisë, ka prekur më të dobëtit.
“Ato shitje që bënë, ku i çuan lekët?” pyeste me të drejtë njëri nga protestuesit, të cilit nuk i interesojnë as borxhet ndaj Albpetrolit, as procesi i arbitrazhit, por buka që duhet të çojë çdo ditë në shtëpi për fëmijët. (Albanian Platform for Policy Advocacy)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38