Flash News

KRYESORE

ATSH-ja e drejtoreshës së Ramës për rekord, në 15 lajme, vetëm gjysmë lajmi për opozitën

Radio Televizioni dhe Agjencia Telegrafike janë dy mediat e vetme shtetërore në vendin tonë. Sa kohë ishte në opozitë, Edi Rama thumbonte shpesh TVSH-në pasi sipas tij po bënte propagandën e partisë që ishte në pushtet dhe nga ana tjetër sulmonte gjysmën e qytetarëve të cilët ishin me opozitën. Aso kohe, Rama premtonte se kur të vite në pushtet do ta reformonte këtë institucion por pas pesë vitesh në qeveri gjendja e TVSH-së është po e njëjtë.

Por duket se situata më serioze është tek Agjencia Telegrafike Shqiptare, në krye të së cilës Rama emëroi ish-zëdhënësen e Partisë Socialiste, Armela Krasniqin. Ditën e sotme, ku lajmi kryesor ishte protesta e përfaqësuesve të biznesit të vogël, ATSH ka ndjekur një linjë tjetër.

Në 15 lajmet të cilët gjenden në krye të faqes së saj, vetëm një gjysmë lajmi është për opozitën dhe biznesin e vogël që protestoi sot, ndërkohë që pjesa tjetër janë lajme ku pasqyrohen, reagimi i kryeministrit Rama, dy lajme nga konferenca e Arben Ahmetaj, si dhe dy lajme propagandë për dy bashki të majta, Durrës dhe Fier.

Lajmi ku pasqyrohet protesta e biznesit të vogël është ndarë përgjysëm, pasi titulli që e shoqëron, por edhe teksti në brendësi, është ky “Miratim dhe kundërshti në protestën për vendosjen e TVSH-së”.

Raportimi i ATSH-së tregon seriozitetin e deklaratave që bënte Rama në kohën kur ishte në opozitë për TVSH-në pasqyrohet tek linja e ATSH-së në drejtimin e së cilës është një nga njerëzit më të besuar të kryeministrit./Politiko.al

 

Të fundit