Flash News

KRYESORE

Audienca e debateve të së enjtes/ Beteja mes 'Të paekspozuarit' dhe 'Opinion' ka një fitues pas 30 minutash. Ende 'no real story' për Sokol Ballën

E enjtja mund të konsiderohet si 'dita e politikës'. Pas maratonës parlamentare, nata vijon në kohën 'prime time' (21.00-23.00) me debatet e formatit talk show. Sfida është bërë edhe më e ndezur pas ikjes së Sokol Ballës në 'Vizion Plus' ku drejton Real Story dhe ardhjes në Top Channel të 'Të paekspozuarit' të Ylli Rakipit. Megjithatë duket se i palëvizshmi dhe 'i përjetshmi' Blendi Fevziu, për të përdorur terminologjinë e futbollit është 'skuadra për t'u mundur'.

Kështu ka qenë edhe mbrëmë. Ylli Rakipi e ka nisur në avantazh gjysmë orën e parë, por në intervalet e tjera 'Opinion' e ka dominuar të gjithë mbrëmjen.

'Real Story' i Sokol Ballës, në Vizion Plus, edhe pse me shikueshmëri të kënaqëshme duke e ditur se është emision i ri dhe ende pa profilin e vet, ka qenë gjatë gjithë prime time-it i treti.

Në grafikën tjetër, ku paraqiten edhe televizionet informative 24 orëshe, në fashën e prime time (21.00-23.00) shihet dominimi i Ora News me emisionin e Artur Zhejit '360 gradë' përballë 'Studio e hapur' të Eni Vasilit në News 24.  

Matjet e audiencës janë të kompanisë 'Abacus Research' që operon në Shqipëri që prej vitit 2011. Politiko.al në bashkëpunim me Abacus do t'i sjellë çdo ditë matjet e shikueshmërisë. 

 

Të fundit