Flash News

KRYESORE

Audienca e TV/ Shkolla e vjetër e 'kabaresë' fiton mbi të rinjtë e spektaklit modern: Agron Llakaj 'turpëron' Arbana Osmanin dhe Ermal Mamaqin

Mbrëmja e së dielës, në fashën orare 'prime time' (19.00-23.00) ka vënë përballë 'shkollën e vjetër' të humorit të formatit kabare dhe atë të spektaklit modern, humori i përzier me reality show dhe kauzat sociale. Agron Llakaj në 'Al Pazar' në Vizon Plus përballë Arbana Osmanit në Top Channel me 'Dua të të bëj të lumtur' dhe Ermal Mamqait në Klan me 'Xing me Ermalin', në pamje të parë ka qenë një ndeshje e pabarabartë.

Spekatkli i ri i Top Channel-it është perceptuar si fituesi i lehtë, por nuk ka rezultuar kështu. Matjet e auidencës që realizohen nga Abacus Research dëshmojën se vetëm në gjysmë orën e parë Top Channel ka arritur të jetë në krye. Më pas epërsinë e ka fituar dhe ruajtur 'Al Pazar' dhe trupa e Llakajat në televizionin që zakonisht mjaftohet me vendin e tretë.

Matjet e audiencës së katër televizioneve kombëtare realizohet nga kompania Abacus Reserach dhe botohen çdo ditë si rubrikë më vete në Politiko.al

Të fundit