Flash News

KRYESORE

Audienca TV/ Opinioni bën 'grand slam' me Veliajn. Sokol Balla 'i tregon dhëmbët' Top Channelit

Blendi Fevziu ka patur Erion Veliajn përballë një paneli gazetarësh dhe shifrat në grafikun e Abacus (më poshtë) i japin të drejtë perceptimit se, me një temë apo të ftuar kontroversial Opinioni 'të thyen brinjët'.

Shikueshmëria e lartë e talk show-t politik të Klanit nuk është e vetmja kurbë e mbrëmjes së të enjtes. Sokol Balla me Real Story në Vizion Plus, ka 'kërcënuar' supremacinë e televizionit në të cilin ai dikur bënte Top Story, duke qenë thuajse 'kokë më kokë' gjatë të gjithë fashës orare të transmetimit, madje duke e kaluar lehtë Të paekspozuarit e Ylli Rakipit në pjesën finale të debatit.

Gara mes televizonit të ri dhe të dikurshëm të Ballës mbetet një sfidë për t'u ndjekur.

Matjet e shikueshmërisë së televizioneve kombëtare botohen çdo ditë në Politiko.al dhe kryhen nga kompania 'Abacus Research'.

Politiko.al

Të fundit