Flash News

KRYESORE

Audio e Ramës në telefonata, Petrit Vasili: Vepër penale, s`duhet të ishte kryeministër nesër

Audio e Ramës në telefonata, Petrit Vasili: Vepër penale, s`duhet

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili komentoi mesazhin zanor të kryeministrit Edi Rama që shfaqej në telefonatat e qytetarëve gjatë paradites të së enjtes. I ftuar në emisionin “360 Gradë”, tha se bllokimi i thirrjeve nga mesazhi i kryeministrit përbën vepër penale.

“Zoti Zheji nuk qëndrove kur të thashë që kjo është saktësisht një vepër penale. Në momentin e pandemisë janë marrë masa të jashtëzakonshme, janë ndërprerë automjetet e të gjitha llojeve, ushtria ka dalë në rrugë me policinë dhe në këtë moment ndërpritet komunikimi i qytetarëve me një mesazh të kryeministrit. Kjo është një nga veprat penale më të qarta, më të drejtpërdrejta dhe të pastra që nuk ka nevojë për asnjë prokuror. Vetëm për këtë gjë ai nuk duhet të ishte kryeministër nesër”, tha Vasili.

Gjatë paradites të së enjtes në telefonatat e qytetarëve, abonentë të dy kompanive celulare, u dëgjua një mesazh zanor i Kryeministrit Edi Rama që jepte këshilla për koronavirusin. Ndërkohë Politiko zbuloi se qytetarët i kanë shkruar kompanive celulare, duke u ankuar për këtë mesazh zanor. Kjo bëri që audio të mos dëgjohej më gjatë telefonatës.

Të fundit