Flash News

KRYESORE

Audio/ Flet sërish Albert Veliu: Unë dhe familja ime kemi marrë kërcënime. Agron Xhafaj kishte detyrime ndaj meje

Audio/ Flet sërish Albert Veliu: Unë dhe familja ime kemi marrë

Pas deklaratës së Albert Veliut publikuar nga  PD-së, “Bashkëpunëtori x” ka folur sërish pasi ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në një intervistë audio për "Panorama", Veliu shprehet se në prokurori i ka qëndruar deklaratave të thëna më herë, që u bënë publike nga PD.

I pyetur nga gazetari Juxhin Mustafaraj, Veliu shprehet se nuk bëhet fjalë për hakmarrje ndaj Agron Xhafajt, por për detyrime që vëllai i Fatmir Xhafajt kishte ndaj tij.

I pyetur më tej nëse  ka marrë kërcënime, ai dhe familja e tij,  Veliu shprehet, “Kemi marrë kërcënime. Zgjedhjen mendoj se e kam gjetur”.

Veliu shprehet se hovin në veprimtarinë e  tij të paligjshme, Agron Xhafaj e ka patur gjithmonë dhe e ka akoma në Vlorë, si para dhe pasi vëllai i tij të bëhej ministër.

Në fund të të gjithë këtij skandali që ka shpërthyer, Veliu kërkon vetëm diçka, “të dali e drejta”.

 

Të fundit