Flash News

KRYESORE

Audio-përgjimet e Habilajve, Alfred Lela në ‘Fax News’: Televizionet e mëdha e konsideronin të mbyllur çështjen

I ftuar në ‘Fax News’, Alfred Lela ka deklaruar se sigurimi i dy materialeve me përgjimet për Tahirin të publikuara nga Politiko.al, nuk ka qenë i lehtë. Ai tha se për këtë janë dashur lidhje dhe burime, të cilat nuk ka preferuar t'i publikojë pasi do ti ketë edhe në vazhdim.

Gjithashtu Alfred Lela ka deklaruar gjithashtu se e reja që sjellin këto përgjime është se kuptohet se Tahiri kishte kontakte  edhe me palën italiane që priste drogën në Itali.

“Nuk ka qene e lehte, është dashur një përpjekje janë dashur dhe lidhje.  Jam i detyruar që burimet e mia të jenë konfidenciale, për t'i patur edhe në vazhdim. Ajo që vlen të përmendet është se janë informacione në interes të publikut. Duhet të hedhim dritë mbi gjëra që nuk i dimë. Çfarë sjellin të reja nuk ishte trajtuar nuk ishte hasur, janë përmasat e reja që e akuzojnë ish-ministrin. Duket qartë Tahiri ka patur kontakete edhe me palën italiane, me kontaktin italian të Habilajve. Kjo është pista e re kryesore, edhe me partnerët e Habilajt në Itali dhe kjo del e qartë nga përgjimet. Ky është një kënd i ri nga ku do duhet ta shohim çështjen Habilaj. Fakti që makina u shit dhe u bë targa  më e famshme, është kalimi i çdo pengese të brendshme, pasi policë apo doganierë do ta shikonin si një makinë që e ka patur ministri. Një gjë e tillë është pohuar dhe nga Zagani”, tha Lela.

I pyetur në lidhje me heshtjen e televizioneve të mëdha Lela u shpreh se televizionet e konsideronin të mbyllur çështjen.

“Lirimi i Orest Sotës dhe kthimi i pasportës së Tahirit janë dy gjëra që tregojnë se çështja po shkon drejt mbylljes. Koha dukej se e kishte mbyllur këtë plagë dhe në kundrakohë dolën këto audio. Ka pasur reagime të forta mediatike, interesante madje mediat e vogla e bëjnë bujën më të madhe, por do të kisha dashur reagime në televizionet e mëdha. Ne të gjithë takohemi në një pikë në fund, tek interesi publik,”- u shpreh Lela.

Përsa i përket vendimit që do të marrë Kryeprokuroja Arta Marku në lidhje me vijimin e çështje, Lela u shpreh:

“Dëshiroj që kryeprokurorja të mos bjerë në gjumin e ëmbël i të thënit vetes që kemi mbështjetjen e amerikanëve. Barra e provës i takon Markut. Duhet të na e provojë me fakte që e kemi paragjykuar pa të drejtë.” (FaxWeb)

Rexhep Qosja merr në mbrojtje Saimir Tahirin: Akuza të rrejshme dhe të trilluara. Basha dhe Kryemadhi të mos flasin

Të fundit