Flash News

KRYESORE

Audio-përgjimet, Gurakuqi i PD: Jemi në rrethana të jashtëzakonshme. Si duhet të reagojnë Rama, Ruçi, Meta dhe Arta Marku

Deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka reaguar pas publikimit nga ‘Politiko.al’, të dy audiove të përgjimeve të autoriteteve italiane ndaj bandës Habilaj. Gurakuqi thekson se parimet e supermacisë parlamentare dhe fryma e drejtësisë së re, e imponojnë që dita e sotme të jetë koha e fillimit të veprimit, në rrethana të jashtëzakonshme, të mekanizimit të qeverisjes kushtetuese.

Ai u bën gjithashtu thirrje drejtuesve të shtetit që të reagojnë përballë këtij skandali, ku disa të akuzuar për trafik droge flasin për marrëdhënien dhe ndihmën që kanë marrë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Audio 1/Biseda e Habilajve me italianin: “…I kanë q*”* nënën në gropë, i kanë vjedh’ të gjitha votat”

Audio 2/ “…ai kushëriri jonë…Saimiri. Saimir Tahiri. Atë ia ka dhënë kushëririt në besim, nuk ia dha…”

Reagimi:

Në çdo vend tjetër të Ballkanit, që aspiron të bëhet anëtar i BE, sot, Kryetari i Qeverisë do ta ndjente përgjegjësinë institucionale për të dhënë së paku, shpjegime publike dhe parlamentare.

Kryetari i Parlamentit duhej të ndërpriste pushtimet dhe të dilte në zyrë për të përgatitur shkresën e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit.

Presidenti i Republikës duhej të përgatiste shkresën për të thirrur një tryezë të partive politike dhe të kërkonte një seancë shpjeguese personale me Kryeministrin e vendit, mbi përfshirjen e krahut të djathtë të tij edhe në procesin e shkatërrimit të zgjedhjeve, përveç tolerimit të organizatave mafioze në trafikun e lëndëve narkotike.

Prokurori i Përgjithshëm, do të duhej të ngrinte akuzë të re, për shkatërrimin në vazhdimësi të legjitimitetit të pushtetit, nga një organizatë gangstere me veshje policore, që ka operuar për vite nën mbrojtje politike dhe pushtetare.

Parimet e supremacisë parlamentare, të ekzistencës së një qeverie të përgjegjshme dhe shpjegueshme dhe fryma e drejtësisë së re, para së cilës të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, e imponojnë, që dita e sotme të jetë, jo vetëm dita e parë e punës së vitit 2018, por koha e fillimit të veprimit, në rrethana të jashtëzakonshme, të mekanizimit të qeverisjes kushtetuese.

Dhe në qoftë se kjo nuk ndodh, viti 2018 nis me "shfaqjen" e radhës së kapjes flagrante të Shtetit.

Të fundit