Flash News

KRYESORE

Audio-përgjimet në ‘Politiko’, Berisha: Faktohet se Tahiri ishte anëtar kryesor i bandës së Habilajve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të dy audio-përgjimeve nga “Politiko.al”, mbrëmjen e djeshme, duke i konsideruar si provat që faktojnë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qenë anëtari kryesor i bandës së Habilajve.

Berisha thekson se përgjimet dëshmojnë se makina e Tahirit ishte mjet tejet i çmuar për trafiqet e bandës, ndërsa deputeti i PS ka bërë kërdinë duke blerë votat.

Audio 1/Biseda e Habilajve me italianin: “…I kanë q*”* nënën në gropë, i kanë vjedh’ të gjitha votat”

Audio 2/ “…ai kushëriri jonë…Saimiri. Saimir Tahiri. Atë ia ka dhënë kushëririt në besim, nuk ia dha…”

Reagimi:

Ja pergjimi që fakton Saimir Trafikun si anëtar kryesor të bandës së Habilajve!

Në këtë përgjim të Habilajve dëshmohet se:

- Makina e narko-ministrit Saimir Trafiku, me targën qeveritare dhe pronësinë ministrore ishte mjeti tejet i çmuar për trafiqet e bandës!

- Hanem Tahirit banda i blinte brilante me çmim 15 mijë euro

- Saimir Trafiku ka bërë kërdinë duke blerë votat! sb

Audio-përgjimet, Gurakuqi i PD: Jemi në rrethana të jashtëzakonshme; si duhet të reagojnë Rama, Ruçi, Meta dhe Arta Marku

Të fundit