Flash News

KRYESORE

Audio-përgjimet për Agron Xhafajn, ç’vendim mori Rama për ministrin e Brendshëm: S’jemi të paprekshëm kur ulemi në karrige

Audio-përgjimet për Agron Xhafajn, ç’vendim mori Rama

Kryeministri Edi Rama tregon vendimin e parë që ka marrë pas publikimit të audio-përgjimeve nga PD, të vëllait të ministrit të Brendshëm duke zhvilluar një bisedë me një trafikant drogë.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Rama ka kërkuar nga një agjenci e specializuara ekspertizën shkencore të këtij materiali, me qëllim verifikimin e vërtetësisë së tij.

Pjesë nga fjala e Ramës

Pas akuzave të opozitës, qytetarët meritojnë një përgjigje shembullore në rrafshin e hetimit dhe ndëshkimit penal. Pas deklaratës së Taulant Ballës për të kërkuar një hetim imediat nga prokuroria të materialit audio, kam kërkuar nga agjenci e specializuara ekspertizën shkencore të këtij materiali dhe kam vënë në lëvizje burimet për mbledhjen e çdo informacioni mbi çdo indice lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm.

Kam ndjekur edhe reagimet e njerëzve dhe nga kontaktet në terren. Më ka bërë përshtypje një reagim i shprehur në mënyra të ndryshme, që përmblidhet “mos e lësho edhe Fatmirin siç e lëshove Sajmirin.

Mendoj më ndryshe. E respektoj shqetësimin e tyre që lidhet me bindjen legjitime te shumë qytetarëve të këtij vendi se drejtësia nuk bëhet pas gjurmëve të njerëzve tanë.

Ne nuk jemi ata, as nuk jemi si ata dhe as nuk duhet kurrsesi të bëhemi si ata. Nuk jemi të rënë nga qielli, as të pagabueshëm dhe as të paprekshëm nga të këqijat që prekin njerëzit kur ulen në karrige. Por kemi dallim themelor me ta, marrim përgjegjësi për vendin dhe veten.  Jam bërë copë për të mbrojtur punën e një ministri apo kryebashkiak kur e di që punon edhe kur të gjithë e kanë rrethuar me kundërshtuar , kurrë s’kam qenë të mbroj askënd dhe as të angazhoj PS për të bërë avokatin e kujdoqoftë kur është fjala për tu përballur me akuzat e drejtësisë. Kur Tahiri u dënua me arrest shtëpie, un kisha faj. Pse e lëshova dhe nuk e mbrojta nga arresti i shtëpisë.

 

Të fundit