Flash News

KRYESORE

“Audio-përgjimi është fakt”, Nard Ndoka thirrje Ramës: Dorëhiqu para se të shpërthejnë skandale të tjera

“Audio-përgjimi është fakt”, Nard Ndoka thirrje

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ishte i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, ku foli për publikimin e audio-përgjimit të Agron Xhafajt, që u publikua nga Partia Demokratike. Ndoka tha se çdo ditë e më shumë po vërtetohet se sa palë me krimin është bërë qeveria Rama, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit që të japë dorëheqjen.

“Është në të drejtën e vet kushtetuese, është në mbrojtje të qytetarëve. Po demaskon kryeministrin, këtë qeveri dhe po i jep goditje çdo ditë e më tepër. Duhet të largohet kryeministri, ai është problemi kryesor, është ai hallka që i mban të bllokuara të gjitha proceset në Shqipëri. Jemi në një pikë kulminante. Nuk janë sajime të opozitës, disa gjëra ishin vështirë të faktoheshin, ishte e vështirë të kapje ministrin e Brendshëm me prova. Por bëmat e tij ishin aq të mëdha, saqë sot e kemi në akuzë shumë të besueshme. Kemi skandalet e tjera, dhe lidhjet e kryeministrit me to. Lufta tashmë është e qartë, nuk janë shpikje këto. Janë fakte që dalin çdo ditë e më tepër që e zhysin këtë mazhorancë”, u shpreh Ndoka.

I pyetur nëse duhet të hetohet nga prokuroria ministri Xhafaj, deputeti u shpreh: “Ne flasim për një fenomen të rrezikshëm. Është normale të ketë një hetim për ngjarjen. Tashmë është luftë frontale. Ata nuk e kanë problem që Tahiri të burgoset, po kanë frikë se mos ai nxjerr emra e flet. Lidhja e tyre është aq e madhe”, ka përfunduar Ndoka.

Të fundit