Flash News

KRYESORE

“Audio-përgjimi është inskenim”, zyrtari i PD: Deklarata e Xhafaj më kujtoi gjyqin e Toto Rinës

“Audio-përgjimi është inskenim”, zyrtari i PD:

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Enno Bozdo ka ftuar qytetarët të behen bashkë nesër në protestë për të larguar qeverinë, teksa hodhi poshtë lajmet pranë mediave të majta që thonë se do të ketë trazira.

Bozdo  iu përgjigj dhe deklartës së Ministrit të Brendshëm, për të cilin po protestohet, i cili deklaroi se nëqoftëse audio del autentike atëherë ai do të dorëhiqet.

Kjo më kujton gjyqin e famshëm të Toto Rinës para disa vitesh ku nga qelia ku mbahej bërtiste vazhdimisht: Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm! Sot situata është shumë e qartë, njerëzit e dinë shumë mirë se kush është roli i vëllait të Agron Xhafajt në Vlorë, me çfarë është marrë ai, cila bandë ka zëvendësuar kë”, pohoi Bozdo në studion e lajmeve të Ora News.

I pyetur nëqoftëse ekspertiza e nxjerr audio-përgjimin jo autentik, Bozdo tha se kjo tashmë është përcaktuar nga Kryeministri që sipas tij ka kap drejtësinë, ndërsa sipas tij opozita nuk do ndryshojë qëndrim politik.

Të fundit