Flash News

KRYESORE

Audio-përgjimi, mbërrijnë në Prokurori deputetët e PD, Salianji ironizon ministrin me një letër në dorë

Audio-përgjimi, mbërrijnë në Prokurori deputetët e PD,

Ashtu siç ishte parashikuar, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkeled Alibeaj, bashkë me këshilltarin ligjor, Gazmend Bardhi kanë mbërritur sot në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ata janë thirrur menjëherë nga Prokuroria pas publikimit të audio-përgjimit nga PD, ku bashkëpunëtori X, i identifikuar si Alber Veliu, bashkëbisedon me Agron Xhafajn, për transportimin e një ngarkese me drogë drejt Italisë.

Publikimi i këtij materiali ka trazuar politikën shqiptare, çka detyroi Prokurorinë të nisë një hetim penal.

Ndërkohë, ajo që ra në sy ishte zgjedhja e Salianjit para se të hynte në Prokurori. Ai mbante në dorë një letër A4, ku shkruante “Unë nuk jam Ervin Salianji”, duke ironizuar deklaratat e ministrit Xhafaj se vëllai i tij nuk është trafikant droge.

 

Të fundit