Flash News

KRYESORE

Audio-përgjimi për vëllain e Fatmir Xhafajt nuk do të kryhet në Itali, prokuroria e dërgon në një shtet tjetër

Audio-përgjimi për vëllain e Fatmir Xhafajt nuk do të kryhet

Akti i ekspertimit të audio-përgjimi i Agron Geron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk do të kryhet në Itali.

Në shtetin fqinj u dërgua pak javë më parë për të vërtetuar akuzat e PD, sipas së cilës është vëllai i ministrit i cili bashkëbisedon me Albert Veliun, e cilësuar si “Babalja” lidhur me transportimin e një ngarkese me lëndë narkotike drejt Italisë.

Në kushtet kur vëllai i Xhafajt e ka mohuar se është zëri i tij origjinal, materiali audio u dërgua në Itali për të provuar vërtetësinë e tij.

Ai pretendon se materiali është i sajuar për të goditur të vëllain ministër.

Prokuroria ka vendosur që materiali të dërgohet nga Italia në një agjenci angleze, për të provuar autenticitetin, ndonëse për vetë procesin e verifikimit janë hedhur shumë dyshime.

Audio-përgjimi u publikua fillimisht nga PD, e cila shkaktoi reagime të shumta, ndërsa u zhvilluan disa protesta nga qytetarë dhe të rinjtë e opozitës për shkarkimin e ministrit Xhafaj.

Të fundit