Flash News

KRYESORE

Audiopërgjimi/ Qeveria thotë me konkurs, por Artan Lame tregon si i ka marrë punonjësit: I kam thënë, ministrit apo deputetit, vendi është i joti, më sill një tjetër

Audiopërgjimi/ Qeveria thotë me konkurs, por Artan Lame tregon si i ka

Qeveria ka propaganduar se emërimet në administratë i ka bërë me konkurs. Por një audiopërgjim i publikuar nga Fax News tregon bisedën e zhvilluar mes kreut të Aluiznit, Artan Lame, me disa prej punonjësve të tij.

Lame dëgjohet t’ju thotë punonjësve se ‘ka shumë njerëz, veçanërisht njerëzit e terrenit, që kanë ardhur thjeshtë falë aftësive të tyre për të çarë dhe aftësive profesionale, ka të tjerë që e kanë pasur rrugën me të lehtë sepse ka qenë dikush që i ka propozuar’. Në këtë pikë, Lame shprehet gjithashtu ‘i kam thënë, në shumë raste që janë larguar njerëz të tillë, ministrit apo deputetit përkatës, vendi është i joti, ky do të iki, më sill një tjetër’.

Audio-përgjimi i plotë:

Artan Lame: Për fatin tim të keq dhe tuajin të mirë, drejtoresha është e prirur është që të thojë se çfarë funksionon mirë dhe t’ju mbrojë sesa të nxjerri realisht problemet që ju keni. Por nuk mund të vazhdojë kjo histori gjithmonë kështu.

Drejtoria juaj është pothuajse e sistemuar, por me Klodianën dhe Stelën që e kam filluar që në fillim këtë histori vazhdoj të bëj të njëtat vërejtje për situatën e llafeve. Që në fillim e mbaj mend këtë histori. Drejtoreshë  e lam poshtë me dy drejtoritë e tjera që me datë 12 apo 13 maj, pas rreth një muaj do të jemi përsëri këtu për të parë se çfarë ka ndryshuar. Nëse informacionet e mia do të vazhdojnë që të vijnë problematike, këto njerëz duhet të kuptojnë që duhet të lëvizin vetë.

E njëjta histori është për një pjesë të njerëzve këtu që janë sjellë nëpërmjet të tretëve. Ka shumë njerëz, veçanërisht njerëzit e terrenit, që kanë ardhur thjeshtë falë aftësive të tyre për të çarë dhe aftësive profesionale, ka të tjerë që e kanë pasur rrugën me të lehtë sepse ka qenë dikush që i ka propozuar.

Propozimi dhe mbështetja e tyre mbaron në momentin që i kanë sjellë këtu në punë. Nga ai moment nuk ka parti, nuk ka mik, nuk ka deputet që i shpëton nga puna. Për më tepër i kam thënë, në shumë raste që janë larguar njerëz të tillë, ministrit apo deputetit përkatës, vendi është i joti, ky do të iki, më sill një tjetër. Por X apo Y do të ikë. Kjo është e njëjta gjë që shërben dhe për punonjësit e rinj dhe për rinovimin e kontratave.

Artan Lame: Kush është Anila?

Anila: Unë jam.

Artan Lame: Po, kam fol me miken time dhe miken tënde, prej të cilës je këtu dhe i kam thënë që nuk është në atë lartësinë që duhet. Nuk dua që pas një muaji të më fusësh në siklet me të për ti thënë që duhet të iki.

Artan Lame: Genti?

Genti: Këtu!

Artan Lame: Genti ku je mo burrë!?

Artan Lame: Historia jonë shpresoj që të ndryshojë.

Artan Lame: Mund të marrësh opinionin.

Artan LameTa mbaroj unë një herë, shpresoj thash që të ndryshojë, mos kërko më shumë!

Artan Lame: Albioni?

Albioni: Këtu

Artan LameE njëjta gjë vlen edhe për ty, vlen për ty jo si Genti, si zonja. Të lutem pas një muaj nuk dua të dëgjoj llafe të tjera. Gjëja e parë që ka të bëjë me çështjen e llafeve ka të bëjë me një gjë shumë të thjeshtë: Bëni punën tuaj dhe mos u merrni me atë se çfarë bën tjetri dhe çfarë s’bën tjetri.

Për fatin e mirë, për fatin e mirë të punëdhënësit dhe jo tuajin, në Shqipëri nuk ka Sindikata. Kështu që asnjëri nga ju nuk ka pse merr rolin e sindikalistit që të mbrojë dhe të thojë se çfarë duhet të bëni dhe çfarë sduhet të bëni. Pse e bën këtë punë punë dhe pse nuk e bën këtë punë, pse merrësh me atë, pse del të shtunën, pse po ta fusin për këtë punë e pse po ta nxjerrin për atë punë.

Bëni secili punën e vet sepse është e vetmja mënyrë që të rrini këtu. Unë drejtoresha, shefat e sektorit që janë këtu. Më thoni cili shef sektori që ka ardhur këtu ka ardhur se ka futur mik drejtoreshën ose mua, kanë ardhur vetëm se kanë carë vet. Edhe Ergysi, kush është Ergysi, edhe ti që po bëhesh shef sektori, thjeshtë po vjen prej vetes dhe prej asnjë njohje tjetër. Kuptoheni që ju mban këtu vetëm puna juaja asnjë gjë tjetër. Mblidheni mendjen për këtë.

Nëse drejtoresha nuk ka gjë tjetër! Sindikatë nuk kemi akoma, nuk ka ndonjë që të mbrojë interesat e të gjithëve.

Drejtoresha: Jo jo

Artan Lame: Keni parasysh që në mes të Majit do të shihemi, po me shpresë që të mos dal unë i zhgënjyer dhe të më ketë ardhur në majë të hundës dhe mos të ketë drejtoreshë në botë që të mbrojë asnjërin.Punë të mbarë të gjithëve dhe mirupafshim.

https://www.youtube.com/watch?v=OLxBWZdNqXY

Të fundit