Flash News

KRYESORE

Audiot e përgjimit në Politiko.al, deputeti demokrat: Habilajt i vret ndërgjegja më shumë se bandën Rama-Tahiri

Audiot e përgjimit në Politiko.al, deputeti demokrat: Habilajt i vret

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar për përgjimet audio të Prokurorisë së Katanias, së publikuara sot për herë të parë nga Politiko.al, ku trafikantët Habilaj dëgjohen të flasin qartë dhe me emër për Sajmir Tahirin, për dhuratata ndaj tij dhe situatën politike në Shqipëri, ku ata i konsiderojnë zgjedhjet të blera me paratë e trafikut të drogës.

Salianji shkruan:  

Habilajt i vret ndërgjegja më shumë se shokët e bandës Rama-Tahiri

Përgjimet audio te grupit Rama-Tahiri-Habilaj të publikuara tek Politiko.al paraqesin dhe me zë atë që gjithë shqiptarët e dinë:

që qeveria Rama dhe krimi jane e njëjta gjë!

Por risia sot, ishte që Habilajt gjatë përgjimeve audio ishin me më shumë ndërgjegje se shokët e tyre te bandës Rama-Tahiri!

Këta e dinin atë që di shumica e shqiptarëve, që kjo qeveri për parà dhe pushtet “po i bën nënën Shqipërisë”!

Të fundit