Flash News

KRYESORE

Auditimi i KLSH: Po konsumojnë midhje pa asnjë kontroll

Auditimi i KLSH: Po konsumojnë midhje pa asnjë kontroll

Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi auditimin e performancës me temë “Performanca e MBZHR-së në Kuadër të Zbatimit të Politikave të Peshkimit dhe Akuakulturës” të ushtruar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në institucionin e varësisë Drejtorinë e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.

Në sajë të këtij auditivi, KLSH sqaron se Qendra e Grumbullimit dhe Depurimit të Midhjes Sarandë nuk siguron që e gjithë sasia e prodhuar e midhjeve të kalojë në qendër për certifikim, etiketim apo depurim sipas klasifikimit, pra sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore. Ndaj sipas KLSH, ne konsumojnë midhje pa asnjë kontroll.

“Masat e marra nga MBZHR në vitet 2016-2018 për menaxhimin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës nuk kanë qenë të mjaftueshme. Mos zbatimi i “Objektivave Specifikë Zhvillimorë” të Strategjisë Kombëtare të Peshkimit ka bërë që politikat e ndërmarra nga qeveria për këtë sektor të mos jenë efektive në drejtim të garantimit me cilësi të aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës”, thuhet në auditivin e KLSH.

Të fundit