Flash News

KRYESORE

Aurel Plasari kujton votimet e 1945-ës: Si amerikanët pranuan instalimin e diktaturës në Shqipëri, e njëjta gjë edhe në 30 qershor

Aurel Plasari kujton votimet e 1945-ës: Si amerikanët pranuan

Studiuesi Aurel Plasari ka bërë një paralelizëm të 30 qershorit me votimet e 1945.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Plasari kujton se si në vitin 1945 vetë amerikanët i trajtuan si legjitime zgjedhjet që do të instalonin diktaturën 45-vjeçare në Shqipëri.

“Ja sa bukur diplomatët, së toku me “vëzhguesit”, i trajtuan si “legjitime” votimet e vitit 1945 për “Asamblenë Kushtetuese”, e cila më 16 mars 1946 vendoste të kthehej në “Kuvend Popullor”, duke i përcaktuar Shqipërisë instalimin e diktaturës. Nga vetë burimet diplomatike amerikane: fb a.p. gjithnjë “me historinë poshtë nënkresës…”, ka shkruar studiuesi.

Kolegji Zgjedhor vendosi 30 qershorin si datë zgjedhjesh në Shqipëri, duke rrëzuar dekretin e Presidentit, i cili kërkoi çdekretimin e kësaj date.

Sot presidenti Meta ka dekretuar datën 13 tetor për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, duke e konsideruar atë si datën më të përshtatshme.

 

 

Të fundit