Flash News

KRYESORE

Aurel Plasari sjell në kujtesë Bahri Omarin për laicitetin e shtetit shqiptar të vitit 1921

Aurel Plasari sjell në kujtesë Bahri Omarin për laicitetin e

Disa ditë më parë u bë publik një raport mbi përkatësinë fetare të deputetëve tanë, raport që u kundërshtua nga politikanë si Arben Malaj e ndonjë tjetër, pasi nuk sillte asnjë dobi. Edhe reagimi i akademikut, studjuesit të mirënjohur Aurel Plasari shkon në këtë linjë. Përmes një postimi të tij në facebook, Plasari shkruan: “Doni të dalloni se ku jemi katandisur sot më 2017 që “institute studimi” bëjnë hesapet e hiseve të feve në Parlamentin e Shqipërisë? Ja këtu nga fjala e deputetit Bahri Omari (1889-1945) në diskutimin e Projekt-Statutit të Shtetit Shqiptar gati-gati 100 vjet më parë:

“Ne, duke dashur të pranojmë atë paragraf, që shteti ynë nuk ka fe zyrtare dhe që feja nuk formon në asnjë mënyrë një pengim juridik, nuk kemi dashur të vemi aspak kundër parimeve fetare. Ne nuk duam të bëjmë asnjë vendim që të lëndojë besimin e njërit apo të tjetrit, por arsyet për të cilat duam ta vëmë këtë gjë janë që të sigurojmë vëllazërimin e gjithë popullit shqiptar, pa ndryshim besimi, se nuk do të jetë më i lidhur [i detyruar] t’i bindet shumicës fetare. Zotëria e tij tha se pakica është e lidhur [e detyruar] t’i bindet shumicës. Unë këtë gjë si deputet i Shqipërisë e protestoj rreptësisht. Qëllimi ynë duhet të jetë që shteti të mos mundet të hyjë në lidhjen që kam unë me Perëndinë. Asnjë fuqi nuk ka të drejtë të influencojë në këtë çështje. Ne kërkuam që në ballë të Statutit të vihet liria e fjalësë pra qysh mund të mohojmë atëherë lirinë e ndërgjegjes? Prandaj s’ka asnjë arsye që të hiqen paragrafët e fundit. Në e besoj dhe si e besoj Perëndinë është puna ime dhe jo e shtetit. (Duartrokitje.)”

fb a.p. nga: Bisedimet e Këshillit Kombëtar, 1921.”

Të fundit