Flash News

KRYESORE

Aurela Hoxha flet për planet e mëmësisë dhe partnerin me të cilin jeton në Spanjë

Aurela Hoxha flet për planet e mëmësisë dhe partnerin me

Aurela Hoxha është prej kohësh e shkëputur nga media shqiptare, kjo për arsye sepse u bënë disa kohë që ajo jeton në Spanjë bashkë me partnerin.

Me mbi 1 milion ndjekës në ‘Instagram’, Aurela ka filluar gradualisht të jetë e njohur dhe në Spanjë. Në një intervistë për “Pushime On Top”, Aurela i ka treguar moderatores, Ori Nebijaj detaje nga romanca e saj të cilën ajo e mban larg medias dhe rrjeteve sociale.

“Kudo që të jemi do ishim bashkë, por jemi atje sepse unë kam punën në Spanjën, ndaj kemi zgjedhur këtë vend për të jetuar”, ka thënë Aurela.

Por a do ta shohim Aurelën me fustan të bardhë ajo ka thënë se:

“Jam pak e çuditshme, ndonjëherë dua një dasmë private në plazh, ndërsa ndonjëherë dua një dasmë shumë të madhe tradicionale këtu në Shqipëri. Kur ta vendosim le ta zgjedhë partneri, unë jam një vajzë e bindur”.

E pyetur nëse ka në plan të bëhet mami, Aurela u shpreh duke thënë se: “Disa gjëra i di zoti. Sigurisht që njerëzit planifikojnë, por sidomos për këtë gjë që është shumë e veçantë mendoj se ka një forcë më të madhe se ne që e ka planifikuar. Se di, por është i mirëseardhur kurdo që vijë. Nuk e shoh as të largët as të afërt”.

Të fundit