Flash News

KRYESORE

Aurela Hoxha pjesë e një filmi në Spanjë: Do dëgjoni nga mediet e huaja për mua

Aurela Hoxha pjesë e një filmi në Spanjë: Do dëgjoni

Modelja Aurela Hoxha e ftuar në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën ka folur për projektet e saj të reja. Prej pak kohësh Aurela ndodhet në Spanjë dhe largimi i saj ka sjellë aludime të shumta. Por më në fund, modelja ka treguar arsyen e largimit dhe jetesën e re jashtë Shqipërisë.

Aurela ka zbuluar se ndodhet në Spanjë për shkak të një projekti të ri që ka nisur dhe më pas është pyetur nga gazetari se kur do të dëgjojmë diçka të re për të.

“Shpresoj që kësaj radhe të dëgjoni diçka nga mediet e tjera jo shqiptare, mund të më shihni në një film. Nuk dua të flas para kohe por do të vij me një projekt të ri dhe nuk dua që e gjithë puna ime të shkojë kot”- ka thënë ajo.

Mbetet për t’u parë çfarë do na sjellë Aurela. 

Të fundit