Flash News

KRYESORE

Aurela tregon e emocionuar 'problemin' me vajzën: Ka filluar të ndjejë peshën e emrit tim, njerëzit presin të jetë si unë

Aurela tregon e emocionuar 'problemin' me vajzën: Ka filluar

E ftuar në "Pushime on Top"  në puntatën e radhës ishte Aurela Gaçe e cila tregoi më shumë për jetën e saj familjare dhe rolin si mama. Ajo tregoi se ndihet krenare për partnerin që ka, i cili gjithashtu edhe e menaxhon bashkëshorten e tij.

“Faleminderit zotit që e ka sjellë Skerdin në jetën time sepse çdo gjë në atë moment ka ndryshuar për mirë. Më ka ndihmuar dhe shtyrë për mirë në karrierën time. Nga ana njerëzore u bëra nënë falë dashurisë qëndjeva për atë njeri”, është shprehur artistja.

Aurela foli gjithashtu edhe për  marrëdhënien me vajzat e saj, duke treguar që është një nënë tepër e butë.

“Jam shumë e butë dhe ndonjëherë Skerdi më flet sepse thotë që bëhet ai “gogoli” Në familje ështe ai gogoli”, tregoi ajo duke qeshur.

A ka projektuar Aurela ëndrra për vajzat e saj?

"Jo, unë nuk mund të vendos për to. Ato do i projketojnë vetë ëndrrat e tyre, siç unë kam bërë me ëndrrat e mia dhe Skerdi me të vetat. Unë kam për detyre të rris, ti jap dashuri, ti tregoj çfarë është e mirë e çfarë e keqe."

E ndalur tek vajzat, Aurela na zbuloi për herë të parë një “problem” që ka nisur të ketë me to, sidomos me vajzën e madhe.

“Vajza ime e madhe që tani ndjen peshën e emrit tim, sepse njerëzit i kërkojnë asaj që të jetë si unë.Njëherë më tha diçka që më preku: “Njerëzit presin që unë të kendoj si ty.” Unë u preka shumë", tregoi këngëtarja.

Të fundit