Flash News

KRYESORE

Auron Tare dhe Ylli Manjani thumbojnë njëri-tjetrin për plazhet private

Një postim i fundit i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani në facebook, nga plazhi i Manastirit është bërë shkak për një “përplasje” mes tij dhe drejtorit të Agjencisë se Bregdetit Auron Tare, ne lidhje me zbatimin e ligjit për plazhet publike.

Në postimin e tij, Manjani tregon se ndodhet në një lokal në plazhin e Manastirit, ku nuk ngruon të shprehë mirënjohjen dhe kënaqësinë që mori nga gatimet dhe mikpritja e bërë nga pronari i lokalit Stavro.

Kaq ka mjaftuar që Auron Tarenë një koment që ka bërë në postimin e Manjanit, t’i kujtoi atij VKM për lirimin e atij plazhi nga privatët.

“Fatkeqësisht Bashkia e Sarandës ende nuk vepron për të ndaluar shfrytëzimin e plazhit ku të gjithë pushuesit të kenë mundësi të qëndrojnë pa pagesë”, shkruan Tare.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Manjanit, ndërsa thotë se në plazhin e Manastirit vetëm shtet nuk kishte.  “Vetëm ndonjë shtetar i shtrirë në shezllon me pagesë...” shkruan Manjani.

Të fundit