Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Auron Tare “përplaset” me Kastriot Dervishin për Sigurimin e Shtetit dhe Enver Hoxhën, ja këshillat që i jep...
Auron Tare, në rolin e një të apasionuari edhe pas arkivave, ka shprehur rezerva lidhur me një postim të Kastriot Dervishit.
Ky i fundit ka publikuar ditë më parë listën e emrave që përbënin kryestrukturën e asaj që më vonë do quhej Sigurimi i Shtetit në pushtetin komunist të drejtuar nga Enver Hoxha, duke e cilësuar si “orgnizatë kriminale”.
Dhe është pikërisht ky cilësim që kontestohet nga Tare.
Në gjykimin e Tares, ka shumë vend për diskutime lidhur me të kaluarën dhe funksionin e ish-shërbimit sekret shqiptar, ku spekulimet dhe dëshirat për scoop-e duhen shmangur nga skrupuloziteti i nevojshëm dhe i domosdoshëm etik, professional, por dhe intelektual.
Shkrimi i Auron Tares
Më bëri përshtypje një postim i Kastriot Dervishit, punonjës i palodhur i arkivave. Në fakt më kanë tërhequr vëmendjen edhe disa postime të tjera për të cilat kam disa sygjerime. Duke qenë se me z. Dervishi ndajmë pasionin e kërkimeve nëpër arkiva, mendoj se kemi një lloj përgjegjësie ndaj lexuesve si dhe ndaj atyre që do të vijnë pas nesh që të jemi sa më të kujdesshëm në analizat e dokumentacionit që kërkojmë të botojmë.
Si njohës modest arkivash dhe si person që kam punuar në arkivat britanike dhe amerikane, mund të them edhe unë disa fjalë se nxjerrja e dokumentave jashtë kontekstit historik le vend shumë për interpretime.
Postimi i fundit i z. Dervishi ishte mbi themelimin e strukturës së Shërbimit Sekret, apo i njohur në fillim si “Divizionit Mbrojtjes së Popullit” e më vonë Sigurimi , si dhe krahasimi i këtij institucioni me një “organizate kriminale” (në fund të këtij shënimi është dhe pjesa e z. Dervishi mbi themelimin e strukturave të Sigurimit te Shtetit në 1945 duke e quajtur këtë institucion si një “organizatë kriminale” etj.)
Mendoj se epitete të tilla pa shpjeguar kontekstin historik të dokumentit apo të ngjarjes, janë të egzagjeruara. Në rradhë të parë, Shërbimi Informativ ishte aktiv gjatë periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare dhe në ‘45-ën mori një forme më zyrtare. A ishte ky Shërbim një kopje e OZNA-s apo jo? Nuk di të them pasi mungon ende një analizë profesionale mbi këtë shërbim, por mund të them se deri më sot unë nuk kam dëgjuar ndonjë shtet sado demokratik, përfshirë edhe vendet skandinave, që të mos kenë shërbimet e tyre të fshehta si pjesë e rëndësishme e funksionimit të një shteti. Sigurisht, në shumë vende ish-komuniste por edhe në disa demokratike, shërbimet e fshehta apo personazhe të këtyre shërbimeve, për interesa shtetërore janë përfshirë në veprimtari jo-ligjore e deri në grushte shteti në vende të cilat me zgjedhje të lira kanë sjellë në fuqi qeveri demokratike dhe legjitime.
Analistët seriozë apo historianët e fushës kanë meritën në analizën sa më të saktë të këtyre veprimeve, por cilësimi si “organizata kriminale” e ish-shërbimeve të fshehta mendoj se është një epitet i tepruar. Aq më shumë që pas Luftës së Dytë Botërore në shumë vende, si në lindje ashtu edhe në perëndim, këto shërbime gjurmonin në përgjithësi bashkëpunëtorët e fashizmit, por sigurisht edhe elementë kundërshtarë. Mund të përmend Italinë, Francën, Greqinë ku mund të sjellim shembuj pa fund të kapjes dhe gjurmimit të elementëve pro-fashistë.
Shërbimi i Fshehtë shqiptar i cili egzistonte edhe në kohën e Mbretit Zog i përfshirë në eliminimin e kundërshtarëve politikë, vazhdoi si rrjedhim llogjik edhe me ardhjen në fuqi të komunisteve. (Shërbimin e fshehtë të Zogut deri me sot, si z. Dervishi e si historianë të tjerë nuk e kanë quajtur organizatë kriminale, edhe pse dihet mirë që Zogu eliminoi një sërë kundërshtarësh personalë politikë si Gurakuqi, ish-kryeministri Hasan Prishtina, Bajram Curri, Ceno Beg Kryeziu e plot të tjerë.
Në historikun e Shërbimit Sekret shqiptar, ende i pashkruar dhe i paanalizuar nga historiografia shqiptare, ka shumë faqe për të cilat ky institucion duhet të turpërohet, por ka edhe mjaft faqe të tjera për të cilat duhet të jetë krenar si një institucion i cili eliminoi çdo përpjekje të fqinjëve për rrëzimin e shtetit dhe copëtimin e vendit.
Prandaj mendoj se studiues si z. Dervishi duhet të jenë më të matur në etikemin e institucioneve shtetërore si “organizata kriminale” pa shpjeguar periudhat dhe kontekstin historik te tyre.
E dyta, më ka bërë përshtypje botimi i disa fotove të Enver Hoxhës nga z. Dervishi ku aludohej për devijime seksuale të ish-liderit shqiptar bazuar në këto foto. Me është dukur një lajthitje paksa fëminore për të nxituar në përfundime të tilla bazuar në disa foto ku Enver Hoxha ishte kapur në momente relaksuese apo mes bashkëpunëtorësh të tij.
Enver Hoxhen e kanë gjykuar dhe do ta gjykojnë historianët në vazhdim për shumë nga veprimet dhe krimet e tij gjatë pushtetit të gjatë që pati në dorë. Por të gjykosh devijime seksuale të tij bazuar në disa foto, më duket jo-profesionale dhe jo-serioze. Aq më tepër kur z. Dervishi i cili e ka jetuar periudhen e aksioneve zboreve apo aktivitetete të tilla kur kultura jonë e asaj kohe mes miqsh ka qenë mjaft e afërt dhe ndoshta me sytë e brezave të ardhshëm do të duket e çuditshme. Prandaj, analiza e kontekstit historik është e domosdoshme për të shpjeguar periudha të cilat nuk egzistojne më. P.sh., nëse brezat e rinj do të shikonin dokumentarë të periudhës komuniste të bulevardit të Tiranës ku burra apo gra shëtisin dorë për dore apo krah për krah, me siguri (bazuar në konceptin e z. Dervishi) do të skandalizoheshin me këtë afërsi të seksit të njëjtë duke menduar se gjyshërit e tyre kanë qenë të prekur nga devijacione seksuale në mënyrë kolektive. Te tilla gjykime qesharake duhet t’u jepet fund pasi rrezikojmë që çdo analist i këtij lloji me një apo disa dokumenta jashtë kontekstit historik të marrë nëpër gojë gjithkënd dhe gjithçka për hir të skupit mediatik.
Më poshtë pjesa nga postimi i z. Dervishi:
“Drejtuesit e parë të shërbimit sekret komunist në vitin 1945.
Nga jugosllavët, sipas formulave që ata sillnin, nën modelin e OZN-s (Organizacija Zabranja Naroda), u ngrit më 14 dhjetor 1944 struktura kriminale me emër humanitar e quajtur Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit (DMP), në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në krye të së cilës ishte Koçi Xoxe. DMP përbëhej në qendër nga 4 – 5 seksione të ndarë sipas profileve.
Nën këta vepronin tri SEMP-e (Seksioni i Mbrojtjes së Popullit) si vijon:
-SEMP-i i Tiranës (me Durrësin e Elbasanin) me drejtues Bako Dervishin.
-SEMP-i i Beratit (me Korçën, Gjirokastrën e Vlorën) me drejtues Niko Cetën.
-SEMP-i i Shkodrës (me Kukësin e Peshkopinë) me drejtues Zoi Themelin.
Drejtimi i punës kishte të bënte me zbulimin politik, mbrojtjen e pushtetit, mbrojtjen e ekonomisë, kundërspiunazhin dhe mbrojtjen e ushtrisë. DMP funksionoi deri në prill 1946, kohë kur u formua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përgjatë dy viteve të ekzistencës së saj DMP ishte në krye të operacioneve agjenturiale-operative për goditjen e “elementit reaksionar”, misioneve të huaja në Tiranë, etj.”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38