Flash News

KRYESORE

Auron Tare: Turizmi, numri nuk është tregues i zhvillimit, por cilësia, të ardhurat që fitohen

Auron Tare:  Turizmi, numri nuk është tregues i zhvillimit, por

Auron Tare, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, në një intervistë të tij për “News 24” ka ngritur edhe një herë shqetësimet e tij për turizmin në vend. Sipas tij “Numrat e turistëve në vend janë rë rritje për shumë arsye, si p.sh problemtet që ka sot Lindja e Mesme, çmimet e ulta etj. Ky është fat i madh për ne, por jo aq i shfrytëzuar. Duhet të paraprihet me masa të forta në terren. P.sh janë rreth 75 kruazera me nga 2000 e ca pasagjerë, por a është  porti i Sarandës i mjaftueshëm për akomodimin e tyre? A ka autobuza për t’i shëtitur? A ëshët i aftë ky qytet të mbartë kaq vizitorë?  Janë turistë britanikë, amerikanë, italianë, gjermanë, të cilët duan të vizitojnë Shqipërinë, por ne nuk i përballojmë dot”.

Tare ka përshëndetur uljen e TVSH-së për turizmin në 6 %, si një masë shumë e mirë për turizmin, e krahasuar kjo edhe me vendet fqinje.  Por, Tare tërheq vëmendjen se jo gjithmonë rritja e numrit të turistëve shoqërohet me zhvillmin apo përparimin e vetë turizmit. Numri nuk është tregues i vetë zhvillimit. Cilësia e shërbimeve, çfarë të ardhurash kemi nga ky turizëm? Kjo tregon turizmin, shkallën e zhvillmit të tij. Por duhet ngritur akoma më shumë niveli i këtij turzimi”.  Ndër problemet që nënvizon Auron Tare,   drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, janë edhe pastërtia e palzheve dhe mjediseve të tjera. “Pastërtia ka evoluar shumë, por ende ka shumë punë. Pjesa e pastërtisë i shqetëson shumë turistët evropianë. Po ashtu, edhe ushqimi mbetet problem. Çmenduri të marren produket ushqimore nga Greqia, Italia etj. Në hotele, restorante mungojnë prodhimet ushqimore bio të zonës. Prioritet është zbritja e prodhimeve nga zonat malore drejt bregut. Ende nuk ka një sistem zinxhir të menduar e financuar suksesi.

 

 

 

 

Të fundit