Flash News

KRYESORE

Australiania dhunohet nga i dashuri në Tiranë, pas denoncimit ngacmohet nga polici shqiptar

Australiania dhunohet nga i dashuri në Tiranë, pas denoncimit

Dashuria e solli nga Australia në Shqipëri!

Në redaksinë e emisionit “BOOM” në ‘Ora News’ ka mbërritur një denoncim nga një shtetase nga Australia, e cila është dhunuar nga i dashuri i saj shqiptar.

Denoncuesja tregon historinë me të dashurin e saj shqiptar, dhunën e ushtruar nga ai dhe sorollatjet në dyert e policisë për ta denoncuar atë. Gruaja rrëfen se pasi u dashurua me banakierin shqiptar në vitin 2013, vendosi që të shkëputej përfundimisht nga Australia dhe të vendoset në Tiranë, për të filluar një jetë të re me të dashurin.

Ajo thotë se la gjithçka në Australi, shiti çdo gjë dhe u vendos në Shqipëri.

Denoncuesja rrëfen për mikrofonin e 'BOOM' se i dashuri i saj në fillim ishte një person i mrekullueshëm dhe sillej shumë mirë me të.  Por kur u kthye për të jetuar në Shqipëri gruaja u përball me një sjellje krejt ndryshe të të dashurit të saj.

Pasi vendosi ti japë fund lidhjes me të, ajo është përballur me dhunën e tij. Aq sa ai e rrihte edhe në gjumë.

Pas këtyre akteve të dhunës, shtetësja nga Australia vendos ta denocojë në polici, por edhe aty u përball me një situatë të vështirë. Ashtu siç ishte e dhunuar, e mbuluar me gjak, ajo shkon në rajonin e policisë 2, ku aty ka qendruar 11 orë, ndërsa personi që e dhunoi në momentin e arrestimit ka qendruar vetëm 3 orë.

Ajo nuk arriti të merrte dot urdhërin e mbrojtjes.

Shtetesja austrialiane u detyrua që të bëjë për të dytën herë denoncimin në mënyre që të perfitojë urdhër mbrojtjes pasi për herë të parë askush në komisariat  nuk e njoftoi   që duhej të paraqitej në gjykatë  për urdhrin e mbrojtjes.

Denoncuesja rrëfen se gjatë kohës së qëndrimit në komisariat i është afruar një efektiv policie, i cili i ka dhënë numrin e telefonit për ta kontaktuar atë në rast të ndonjë shqetësimi. Por pas disa kohës polici i dërgon disa mesazh ku e fton shtetasen nga Australia për jetë nate.

Mesazhet mes denoncueses dhe policit:

Polici: Çkemi?

Denoncuesja: Çkemi?

Polici: Si je :)

Denoncuesja: Kam qenë më mirë

Polici: I zgjidhe problemet?

Denoncuesja: Jo, ai është një frikacak që fshihet

Polici: Të thashë që nuk është burrë

Denoncuesja: Po kërcënon që të heq dorë nga kallëzimi.

Polici: Ke ndonjë plan?  Ke kohë të pimë diçka?

Denoncuesja: Jo, për momentin jam me shoqet që po më qëndrojnë pranë

Polici: Unë jam jashtë gjithë natën sonte, mund të takohemi.

Denoncuesja: Nuk jam në humor për të dalë sonte, më vjen keq

Polici: Ok

Të fundit