Flash News

KRYESORE

Austria në zgjedhje të parakohshme për një përgjim, ish-deputeti thirrje Ramës: Ik sa s’është vonë

Austria në zgjedhje të parakohshme për një përgjim,

Kancelari austriak Sebastian Kurz dha dorëheqjen pas një video-skandali të shpërndarë nga "Spiegel" dhe "Süddeutsche Zeitung" të  zv/kancelarit të Austrisë, Heinz-Christian Strache.

Sipas një filmimi të fshehtë të vitit 2017-të, Heinz-Christian Strache (i cili dha dërëheqjen) tregohet i gatshëm që t'i japë një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo në këmbim të mbështetjes financiare.

Ish-deputeti Petrit Vasili i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mësojë nga Austria dhe të japë dorëheqjen sa nuk është vonë.

“Meso or ti Edi Rama nga Austria.

Ik,ik shpejt sa s'eshte vone!!!

Austria shkon menjehere ne zgjedhje te parakohshme per shkak se ne 2017 zv.kryeministri kompromentohet ne nje pergjim.

Ik,ik me vrap Edi Rama se ty te eshte qelbur qeveria tej e tej nga i pari tek i fundit,me nje mal pergjime zyrtare,me trafiqe,me koncesione e me dreq e me te bir”, shkruan Vasili në Facebook.

https://politiko.al/pas-skandalit-ne-qeveri-dorehiqet-kancelari-sebastian-kurz-keshilltari-mesazh-rames/

 

Të fundit