Flash News

KRYESORE

Autobusi urban përplas motoçikletën, humb jetën një person në Farkë

Autobusi urban përplas motoçikletën, humb jetën një

Një person ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Autobusi urban ka përplasur në zonën e Farkës një motoçikletë. Si rrjedhojë, sipas policisë, humbi jetën drejtuesi i saj, SH. S., 55 vjeç.

“Rreth orës 11:00 në rrugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH.S. Drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit”, sqaron policia paraprakisht.

Të fundit