Flash News

KRYESORE

Autobusit me turistë i këputen frenat në Sarandë, përplaset me murin e një biznesi

Autobusit me turistë i këputen frenat në Sarandë,

Një autobus ku udhëtonin turistë nga Kosova është përfshirë në një aksident në Sarandë, në lagjen numër 4.

Sapo pushuesit kishin zbritur nga autobusi me të cilin lëviznin në turin e tyre, shoferi ka shkuar ta parkojë.

Deri këtu gjithçka ishte në rregull, por autobusi pësoi një defekt duke ju këputur frenat e dorës çka bëri që ai të lëvizë dhe të përplaset me murin e një biznesi hidrosanitar aty pranë.

Dëmet materiale janë të vogla, pasi fatmirësisht autobusi ishte i boshatisur.

Të fundit