Flash News

KRYESORE

‘Autogoli’ i parë i Vasilit si kryetar i LSI, tregon padashur se është kundër listës së Metës për Tiranën

‘Autogoli’ i parë i Vasilit si kryetar i LSI, tregon padashur

Petrit Vasili është një politikan me karrierë të gjatë politike, por mesa duket është ende heret për të që të sillet si kryetar i LSI.

Gjatë një bashkëbisedimi me studentë në ‘Këndin e Ekselencës’ në News 24, Vasili ka bërë një ‘autogol’ ndaj partisë që tashmë drejton. Padashje ai ka treguar se është kundër kandidimit të të rinjve për deputetë dhe sidomos në pozicione favorizuese në listat e LSI.

Vasili u bezdis paksa nga pyetjet e shumta rreth politikës që po i vinin nga studentët dhe në një moment u drejtohet atyre: “Në moshën tuaj unë nuk kam patur kurrë kaq interes për politikën…”, duke kërkuar indirekt të ndryshojnë temën e diskutimit.

Por Vasili harron se vetëm në listën e Tiranës, LSI ka kandiduar 19 studentë, shumë prej tyre në moshë më të vogël se ata që ishin në studio.

Madje, edhe Kejdi Mehmetaj ka qenë më e vogël në moshë kur u zgjodh deputete se disa prej studentëve që Vasili kishte sot përballë.

Tashmë Petrit Vasili duhet t’u sqarojë deputetëve të ardhshëm të tij: “A është mirë që në moshë kaq të re jo vetëm të interesohen për politikën, por madje të bëhen pjesë aktive dhe vendimarrëse e saj?”

Të fundit