Flash News

KRYESORE

Automatik, dylbi dhe drogë/ Policia arreston në flagrancë dy të rinjtë

Një operacion i Policisë së Lezhës dhe Kurbinit ka vënë në pranga një 25 vjeçar me inicialet E.H, banues në Milot-Kurbin, pasi është kapur në flagrancë me armë që e kishte pa leje.

Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi Rr.P, banues në Milot – Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me makinën e tyre në momentin kur janë arrestuar nga policia.

Shtetasit E.H. gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi.

Ndërsa shtetasit Rr.P. iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet.

Të fundit