Flash News

KRYESORE

Automjeti në Vlorë shpërthen në ecje, shoferi humbet gjymtyrët

Automjeti në Vlorë shpërthen në ecje, shoferi humbet

Një automjet në Vlorë ka shpërthyer në ecje. Bëhet fjalë për automjetin e markës Benz, me targë AA703MG, në pronësi të shtetasit Agron A., 48 vjeç.

Mësohet se 48 vjeçari ka humbur gjymtyrët si pasojë e shpërthimit. Ai ndodhet aktualisht në sallën e reanimacionit në Vlorë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit