Flash News

KRYESORE

Automjeti përplas fëmijën në Shkozë, 3-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Automjeti përplas fëmijën në Shkozë, 3-vjeçari

Një fëmijë 3-vjeçar është përplasur nga një makinë ditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në zonën e Shkozës, ku drejtuesi i automjetit me inicialet G.H, ka aksidentuar fëmijën.

I mituri është dërguar në spital me makinë të rastit, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit