Flash News

KRYESORE

Autori i Reformës në Drejtësi: Organet e vettingut po gabojnë me gjyqtarët dhe prokurorët

Autori i Reformës në Drejtësi: Organet e vettingut po

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi nuk është i kënaqur me ecurinë e Reformës në Drejtësi.  Si një ndër autorët e saj Rakipi ka treguar se disa gjëra nuk kanë shkuar ashtu siç i kishte menduar në fillim. Sipas tij, gjyqtarët e organeve të Vettingut po kufizojnë trajtimin e këtij fenomeni në elementë të thjeshtë aritmetikë, pra duke u bazuar vetëm në faktorë ekonomikë.

Rakipi nënvizoi se për shkak të mungesës së eksperiencës tek anëtarët e organeve të Vettingut po çohet në fshirjen ose mohimin total të kontributeve të gjyqtarëve. “Si çdo proces shumë gjëra varen nga individët, eksperienca e të cilëve është deçizive në trajtimin me sukses të një procesi të tillë. Nuk kisha menduar asnjëherë që këta individë, me ato eksperienca që kanë do ta kufizonin trajtimin e këtij fenomeni, ose këtij fenomeni me elementë të thjeshtë aritmetikë të parëndësishëm, anësorë dhe të mos merreshin me thelbin e gjësë. Ka një mospërputhje të dukshme ndërmjet elementëve ekonomikë në trajtimin e pasurisë së një gjyqtari, burimeve nga vjen kjo pasuri, besueshmërisë ose jo të informacioneve që jepet nga institucionet e deritanishme siç është ILDKP-ja dhe në raport me to kontributi që gjyqtari ose prokurori ka dhënë.

Them se po shoh dita-ditës që mungesa e eksperiencës në mënyrën si po trajtohet kjo gjë po çon në fshirjen ose mohimin total të kontributit që gjyqtarët kanë dhënë. Me të mirat dhe të këqijat e këtij vendi, gjyqtarët e vendit kanë përballuar volume, ballafaqime me eksponentë të krimit dhe për rrjedhojë nuk mund të thuash me një të rënë të lapsit meqenëse llogaritë nuk po dalin 100% mund të largoj nga detyra”,u shpreh Rakipi në emisionin ‘Provokacija’ të gazetarit Mustafa Nano.

Të fundit