Flash News

KRYESORE

Autori i sulmit të xhamisë në Oslo del me fytyrë të nxirë para gjykatës, u buzëqesh gazetarëve

I riu që dyshohet se është përgjegjës i sulmit të një xhamie norvegjeze në Oslo, sulm që ndodhi të shtunën, është paraqitur sot në gjykatë me sy të nxirë dhe fytyrë me plagë.  21-vjeçari Philip Manshaus po hetohet për shkelje të ligjit antiterrorizëm dhe për vrasje.

‘Manshaus u buzëqeshi fotografëve, ndërsa avokati i tij tha se i pandehuri nuk e pranon krimin’, shkruan Reuters.

Dëshmitarët okularë thonë se Manchau hyri në Qendrën Islamike al-Nour me më shumë se një armë zjarri, por u ndalua nga një anëtar i xhamisë. Një burrë 65-vjeçar arriti ta kapte atë në përleshjen pasuese.

"Ai po ushtron të drejtën e tij për të mos u marrë në pyetje. Ai nuk pranon asnjë faj", tha avokatja e tij, Ony Fries, për Reuters.

Manschau jetonte pranë xhamisë në dalje të kryeqytetit norvegjez dhe kishte shprehur pikëpamje dhe pozicione të ekstremit të djathtë kundër emigrantëve para sulmit. Policia më herët kishte kërkuar në internet të dhënat e tij. “Ai kishte qëndrime ksenofobe, kërkonte të hapte terror”, deklaroi policia.

"Zyra e prokurorit do t'i kërkojë të akuzuarve që të qëndrojnë në paraburgim për katër javë dhe të ndalohen nga vizitat dhe komunikimi, të mohohet hyrja në media dhe të mbahet në izolim," shtoi policia në një deklaratë.

Burimi: Reuters

 

 

 

Të fundit