Flash News

KRYESORE

Autoritet zvicerane japin masën e parë për çështjen e Loredanës, nuk ka para as të paguajë avokatin

Autoritet zvicerane japin masën e parë për çështjen e

Çështja e Loredanës në gjykatën zvicerane është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara edhe në mediat shqiptare.

Ajo akuzohet për mashtrimin e një çifti në Zvicër dhe hetimi vazhdon ende por kundrejt këngëtares është marrë masa e parë.

Portali zviceran “Zentraplus.ch” ka zbuluar sot se zyra e Prokurorit Publik ka dhënë urdhër që të bllokohen të gjitha llogaritë bankare të Loredanës. Ky informacion është shpërndarë nga Gjykata e Kantonit të Luzernit. Kjo për shkak të dyshimeve se pasuria e artistes ka prejardhje të dyshimtë.

Ky vendim është kundërshtuar menjëherë nga Loredana, e cila ka bërë një kërkesë kundër bllokimit të llogarive të saj. Por kjo kërkesë e saj është hedhur poshtë.

Në një rast të tillë, ajo nuk mundet të përdorë llogaritë e saj bankare, duke mos mundur as të depozitojë dhe as të tërheqë para. Kjo gjë nënkupton që ajo mund të mos ketë të ardhura për të paguar avokatin e saj.

Në këtë pikë, sipas medias zvicerane, artistja shqiptare ka bërë kërkesë që për rastin e saj të angazhohet një avokat shtetëror i cili punon pa pagesë.

 

Të fundit