Flash News

KRYESORE

Autoritetet franceze dëbojnë familjen shqiptare, banorët dalin kundër

Një familje shqiptare në Francë i është kërkuar të lsargohet ndërkohë që banorët vendas kanë dalë në mbrojtje të tyre. Më shumë se 100 vetë u mblodhën përpara shkollës së Polle a Cherbourg në Manche në mbështetje të amilje shqiptare me katër fëmijë.

Mësues, nxënës dhe prindër thonë se janë të zemëruar me vendimin e autoriteteve franceze për të dëbuar këtë familje që është integruar me jetesën në Francë.

“Për mua kjo është e pakonceptueshme. Fëmijët janë të integruar mirë në jetën e shkollës. Prindërit janë të arsimuar dhe kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Francë. Në Shqipëri, jeta e tyre është e kërcënuar. Nuk e kuptojmë këtë vendim”, është shprehur një prej mësuesve të shkollës. 

Çifti shqiptar mbërriti në Cherbourg të Francës në Shtator 2017 dhe në Dhjetor 2017 iu refuzua kërkesa për azil. Dëbimi i tyre është planifikuar për të premten më 12 Janar.

 

 

Të fundit