Flash News

KRYESORE

Autoritetet franceze nxjerrin konkluzione për zjarrin në Notre Dame: Asnjë shenjë për shkaqe kriminale

Autoritetet franceze nxjerrin konkluzione për zjarrin në Notre Dame:

Autoritetet franceze bëjnë me dije se nuk ka ndonjë dyshim për aktivitet kriminal pas zjarrit që shkrumboi katedralen e Notre Dame.

Deri tani hetuesit po shqyrtojnë mundësinë për ndonjë shkak neglizhence. Një cigare jo e fikur mirë ose një defekt elektrik janë dhe dy opsione të tjera që aktualisht po merren në konsideratë.

Zjarri shkrumboi një pjesë të konsiderueshme të katedrales ikonë të Parisit më 15 prill, duke i shembur plotësisht çatinë.

Ngjarja tensionoi gjithë botën, dhe biznesmenë të fuqishëm dhanë kontributin e tyre financiar për rindërtimin e katedrales 850-vjeçare.

Të fundit