Flash News

KRYESORE

Autoritetet gjermane mbyllin hotelin në ‘zemër’ të Berlinit, zbulohet në pronësi të kujt ishte

Autoritetet gjermane mbyllin hotelin në ‘zemër’ të

Gjermania njoftoi sot se do të niste procedurat për mbylljen e një hoteli në zemër të Berlinit për t’i privuar Koresë së Veriut, pronare e ndërtesës, burimin e të ardhurave.

”Ndërtesa ‘Cityhostel’, një hotel me çmime të ulëta ndodhet disa metra larg monumenteve turistike më të famshme të qendrës së kryeqytetit gjerman, u provua se ishte në pronësi të ambasadës koreano-veriore, që merrte një qira mujore prej 38 000 eurosh”, sqaruan disa media gjermane si e përditshmja ”Suddeutsche Zeitung ” dhe televizioni publik ARD.

Duke cituar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB prej nëntorit të kaluar, ku janë parashtruar sanksione të reja për shkak të programit bërthamor koreano-verior, zëdhënësi i diplomacisë gjermane theksoi se përfaqësuesit e Koresë së Veriut jashtë vendit duhet të jenë të kufizuar vetëm te aktivitetet diplomatike dhe konsullore.

”Çdo aktivitet tregtar është i ndaluar, ‘Cityhostel’ i Berlinit nuk është një aktivitet diplomatik apo konsullor”, shprehet Martin Schafer, për këtë arsye qeveria gjermane do të mbyllë këtë burim financimi për regjimin koreano-verior sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Të fundit