Flash News

KRYESORE

Autoritetet italiane ‘sprovuan’ policinë shqiptare? Hije dyshimi për 613 kg kokainë nga Livorno në Durrës

Autoritetet italiane ‘sprovuan’ policinë shqiptare? Hije

Itinerarit i 613 kg kokainë vazhdon të ngjall dyshime për mënyrën se si ka arritur të një sasi e tillë te kaloj nëpër 4 shtete; Kolumbi-Maltë-Itali-Shqipëri deri sa u kap nga policia shqiptare më 27 shkurt.

Dyshimet janë se kokaina me vlerë 180 milion euro mund të jetë lejuar nga agjencitë e huaja të vinte deri në Shqipëri, për të kuptuar besueshmërinë e autoriteteve shqiptare. Këto dyshime shtohen pas deklaratës së administratorit të kompanisë ‘Arbri Garden’, Donaldo Lushaj.

Sipas informacioneve, mësohet se Lushaj ka deklaruar para prokurorëve se kamioni me banane erdhi dy javë me vonesë, pasi u ndalua nga autoritetet portuale të Livornos.

‘Kontenierët e kompanisë erdhën dy javë me vonesë. Kontenierët u ndaluan për inspektim në Livorno të Italisë dhe për këtë kontroll Arbrit i erdhi një faturë prej 4 mijë eurosh për të paguar’, tha Lushaj.

Nga ana tjetër, gazetarja investigative Klodiana Lala dyshon se kjo mund kjo mund të ketë qenë një ‘sprove’ e autoriteteve italiane për të parë besueshmërinë e policisë shqiptare.

“Megjithëse kanë kaluar disa ditë, duhet të shtrohen disa pyetje: A mos vallë autoritetet italiane nuk arritën t'a pikasnin drogën, apo e lejuan vetë të kalonte për të parë nëse policia shqiptare do t'a kapte. Pse u vonua kokaina 2 javë në portin e Livornos dhe më pas erdhi në Shqipëri? A është ky një operacion shqiptare, apo autoritetet shqiptare u sinjalizim nga agjencitë e huaja?”, tha Lala në një raportim për News24.

Të fundit