Flash News

KRYESORE

Autoritetet tajlandeze përgjigje FIFA-s: Të mbijetuarit në shpellë nuk mund të ndjekin finalen e Botërorit

Autoritetet tajlandeze përgjigje FIFA-s: Të mbijetuarit në

Ngjarja e Tajlandës, ku 12 fëmijë dhe trajneri i tyre mbeten 2 javë në një shpellë ngjalli reagime të shumta në mbarë botën.

Mes tyre ishte edhe FIFA, e cila i ftoi ata të ndiqnin finalen e Kupës së Botës ditën e diel, por mjekët duket të kenë frenuar çdo gjë.

“Ata nuk mund të udhëtojnë, duhet të qëndrojnë në spital për disa ditë”, tha një punonjës i Ministrisë së Shëndetësisë në Tajlandë.

Me këtë vendim atyre u mbetet ta shohin në televizor këtë ngjarje të madhe futbollistike të planetit.

Për momentin, ata po mbahen nën kontroll të rreptë mjekësor, e mbi të gjitha qëndrojnë gjatë gjithë kohës me syze dielli sa të mësohen me dritën.

Të fundit