Flash News

KRYESORE

Autoriteti i Aviacionit Civil paralajmëron pasagjerët: Kujdes kur udhëtoni me këtë kompani ajrore

Autoriteti i Aviacionit Civil paralajmëron pasagjerët: Kujdes kur

Autoriteti i Aviacionit Civil nëpërmjet një njoftimi paralajmërues i ka bërë me dije gjithë pasagjerëve që udhëtojnë drejt Italisë të kenë kujdes se cilën kompani ajrore përdorin. Ky njoftim është specifikisht për kompaninë “Fly Ernest’ s.p.a, pasi sipas autoritetit kjo kompani, në mënyrë të përsëritur, që nga momenti i fillimit të operimit në tregun shqiptar, për shkak të mungesës së kapaciteteve të nevojshme në avionë për përballimin e destinacioneve të publikuara dhe keqmanaxhimit, ka pasur anulime dhe vonesa të zgjatura të fluturimeve.

Autoriteti i Aviacionit Civil po ndjek nga afër sitatën pas ankesave të shumta dhe kjo kompani do të kishte një faturë kompensimi për të paguar, mbi 2.5 milion Euro, në rast se do të ishin ndjekur procedurat e kompensimit.

“AAC, ka dërguar disa kërkesa për marrje masash pranë kompanisë dhe autoritetit italian gjatë periudhës së dimrit dhe përpara fillimit të sezonit veror të fluturimeve, dhe këtë problematikë do të vijojë ta ndjeki edhe në takimet urgjente që do i kërkohen kompanisë dhe autoriteve italiane si autoriteti liçensuses.

Si hap të parë i bëjmë thirrje çdo pasagjeri që has në problematika me linjat e ndryshme ajrore, të mos hezitojë të na kontaktojë në rrugë zyrtare në emailin [email protected], për të kërkuar asistencën e nevojshme për plotësimin e formularit të ankesës, dhe marrjen e kompensimit financiar prej €250 nga kompania.

Ndërkohë, AAC ka hapur edhe zyra në Aeroport, në kt 2 mbi check-in, ku mund të drejtoheni për t’u konsultuar me stafin tonë të specializuar në të drejtat e pasagjerit. Së dyti, i rekomandojmë qytetarëve të përzgjedhin kompaninë sipas performancës së duhur në operim dhe për këtë AAC do të publikojë në buletinin mujor, duke filluar nga 5 Maji, performancën e secilës kompani që operon në TIA”, ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar.

Të fundit