Flash News

KRYESORE

Autoriteti i Aviacionit Civil, Rama zëvendëson Sandër Lleshajn me Artan Shkrelin

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar disa ndryshime sa i takon kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Në vendimin e zbardhur në faqen e kryeministrisë, thuhet se fjalët “Sandër Lleshi, kryetar zëvendësohen me fjalët Artan Shkreli, kryetar dhe Hajrulla Ceku, anëtar zëvendësohen me fjalët Elira Kokona, anëtar.

Vendimi

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.752, DATË 13.12.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1, të vendimit nr.752, datë 13.12.2017, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

Fjalët “Z. Sandër Lleshi, kryetar” zëvendësohen me fjalët “Z. Artan Shkreli, kryetar”;

Fjalët “Z. Hajrulla Ceku, anëtar” zëvendësohen me fjalët “Znj. Elira Kokona, anëtar”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

 

 

 

 

Të fundit