Flash News

KRYESORE

Autoriteti i Aviacionit Civil thirrje pasagjerëve që udhëtojnë drejt Italisë

Autoriteti i Aviacionit Civil thirrje pasagjerëve që

Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e neserme dt 8 Qershor nga, dhe drejt Italisë, që të tregojnë vëmendje dhe të kontrollojnë njoftimet e kompanive ajrore në të cilat kanë prenotuar biletën, pasi është parashikuar një grevë e disa sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, dhe ekuipazhet e disa kompanive italiane.

“Greva është parashikuar nga ora 13.00 deri në 17.00 dhe si pasojë shumë kompani do të kenë vonesa dhe anullime të disa fluturimeve, që prekin edhe vendin tonë”, thuhet në njoftimin në faqen e Autoritetit të Aviacionit Civil.

“Për më shumë informacion, ju ftojmë të kontaktoni sa më parë me kompanitë ajrore ose agjensinë ku keni rezervuar biletën, për të konfirmuar statusin e udhëtimin tuaj dhe nëse do të jetë e nevojshme ri-planifikimin e udhëtimit”, thuhet më tej në njoftim.

Të fundit