Flash News

KRYESORE

Autoriteti i Dosjeve “hap arkivat”: Nga 1500 figura, 30 zyrtarë të lartë rezultojnë me probleme

Autoriteti i Dosjeve “hap arkivat”: Nga 1500 figura, 30 zyrtarë

Drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sulaj ka deklaruar se në dy vite hetime nga ky institucion janë verifikuar 1500 persona të rëndësishëm, nga të cilët 30 prej tyre rezultojnë me probleme në dosje.

"Në dy vjet ekzistencë kemi verifikuar rreth 1500 figura, të cilët janë zyrtarë shumë të lartë ashtu sic e ka ligji. P.sh për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura, prej të cikave 4 janë me probleme nga dokumentet e sigurimit. Nga 1500 figura që kemi verifikuar, rreth 30 prej tyre kanë rezultuar me probleme në dosje, në sektorë të rëndësishëm”, u shpreh Sulaj.

Ajo ka reaguar edhe pas vendimit të Bujar Sheshit, anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të kallëzuar penalisht në Prokurori AIDSSH për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’, pas akuzave se në të shkuarën e tij ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

“Jemi të hapur për çdo drejtim, procesi ka qenë i drejtë. Në asnjë rast nuk ka asnjë axhendë politike te ne, por vetëm ligji. Është një proces i zakonshëm edhe në rastin konkret. Autoriteti ka bërë proceduarat e veta, është institucion informimi, personi ka të drejtën e animimit”, u shpreh Sulaj.

Të fundit