Flash News

KRYESORE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon ndryshime në Kodin Penal

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon ndryshime në Kodin Penal

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar natyrës së shkeljeve të ndeshura gjatë vitit 2018, ka raportuar pranë organeve të prokurorive të rretheve ,  65 raste për vepra penale që lidhen me sigurinë ushqimore si tregëtim i produkteve të pasigurta, prodhim i kundraligjshëm i tyre dhe mashtrim/falsifikim ushqimor për të cilat ka dispozita të caktuara në Kodin penal.

Nga trajtimi i këtyre materialeve ka rezultuar se edhe vetë formulimi i dispozitës penale ka problematika çka vështirëson deri pamundëson dënimin penal të të dyshuarve.

AKU ka draftuar ndryshimet e nevojshme të këtyre dispozitave, të cilat janë në proces shqyrtimi në Komision Parlamentar.

AKU kërkon të dënohen penalisht ata që prodhojnë,ruajnë, transportojnë apo tregtojnë produkte të pasigurta. Të dënohen penalisht ata që falsifikojnë produktet ushqimore dhe etiketimin e rremë si dhe ata që prishin shenjat dalluese të bllokimit nga AKU dhe rinisin aktivitetin në mënyrë ilegale.

Të fundit