Flash News

KRYESORE

Autostrada e Elbasanit/ Damian Gjiknuri ndryshon afatin e dhënë nga Edi Rama: Mund të ketë shtesë disa mujore

Autostrada e Elbasanit/ Damian Gjiknuri ndryshon afatin e dhënë nga

Autostrada Tiranë-Elbasan do të jetë e kalueshme vetëm në fund të muajt janar. Kështu u shpreh sot ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë.

Gjiknuri tha se rruga mund të hapet deri në fund të muajt janar të vitit të ardhshëm, ndërkohë që përfundimi i të gjithë projektit mund të shtyhet për disa muaj.

“Mund te kete një shtesë disa mujore, por asgjë nuk mund ta ndalojë projektin. Deri në fundin e janarit do të jetë e kalueshme në njërin krah”, deklaroi ministri Gjiknuri.

Por ky afat i Gjiknurit është i ndryshëm nga ai i kryeministrit Edi Rama. Në muajin tetor, Rama deklaroi se autostrada e Elbasanit do ishte e kalueshme të paktën në muajn dhjetor, ndërkohë që ministri i tij nuk është i sigurtë plotësisht nëse kjo do të realizohet edhe në muajin janar.

Të fundit